Galeria

Veçoritë dhe pajisjet e dhomave të mysafirëve
Hoteli ka 40 dhoma për mysafirë që ofrojnë pamje panoramike si dhe vendosje të rehatshme në dhomat luksoze. Llojet e dhomave janë:

  • Dhoma standarde
  • Suita Juniore
  • Një Suitë Ekzekutive madhështore

Për kënaqësinë tuaj, të gjitha dhomat e mysafirëve e kanë edhe rrjetin e internetit Wi-Fi, dritare të cilat mund të hapen për ajrosje,  kondicioner, shërbimin ditor të rregullimit të dhomës, shërbimin 24 orësh në dhomë, shërbimin ditor të  lavanderisë, mini barin dhe televizorin LCD, i cili përmban 70 kanale televizive të ndryshme.